Ancelotti: Të harrojmë humbjen

25/03/2014 00:00

Carlo Ancelotti u paraqit në konferencë për shtyp dy ditë pas humbjes së Realit të tij me rezultatin 3-4 ndaj Barcelonës dhe deklaroi që ajo ndeshje duhet harruar sa më parë.

“Duhet ta harrojmë. Skuadra është stërvitur mirë, ambienti është i mirë dhe mendoj se do e fitojmë ndeshjen e së mërkurës ndaj Sevilla”, tha trajneri italian, i cili mendon se arbitri Undiano Mallenco ndikoi në humbjen e madrilenëve në Klasiken e së dielës.

“Nuk patëm fat, sidomos në rastin e Sergio Ramos. Kemi paraqitur një protestë pasi kartoni i kuq ishte i padrejtë dhe po presim vendimin e Komitetit”, tha Ancelotti.

Kur u pyet për arsye të tjera për humbjen, tekniku i madrilenëve tha: “Nuk është çështja të gjejmë përgjegjësit. Kjo humbje erdhi pas shumë ndeshjesh ku nuk humbnim. Futbolli kështu e ka, nuk mund të shpjegosh gjithçka duke gjetur një fajtor. Ishim mirë përpara humbjes dhe do të jemi mirë edhe pas saj. Kemi të njëjtën sasi pikësh me vendin e parë.”

Top Channel