Skandali Rocchi/ Takime sekrete në San Siro, zgjidheshin gjyqtarët që kërkonte Interi, del video ku bindën nga jashtë arbitrin që të jepte penallti " /> ">
Një pjesë e stadiumit të “Allianz Arena” do të qëndrojë e mbyllur, në çerekfinalen e Champions League ndaj Manchester United.
Kështu vendosi UEFA, që ndëshkoi në këtë formë Bajernin për një pankartë homofobike adresuar skuadrës së Arsenalit, në ndeshjen e një të tetave.
Përveç mbylljes së seksionit 124, Bajerni duhet të paguajë edhe një gjobë prej 10 mijë eurosh.
Disa tifozë të Bajernit, në sfidën me londinezët shpalosën një parrullë fyese, me titullin “topçinjtë homoseksualë” dhe një vizatim tallës.
“Topçinjtë” është nofka me të cilën njihet skuadra e Arsenalit, për shkak të simbolit të topit në stemën e saj.
Top Channel