Seria A, Juve nuk di të ndalet

24/03/2014 00:00

Juventusi ka fituar betejën e Massiminos dhe i përgjigjet Romës që kishte fituar të shtunën ndaj Kievos. Në Katania, bardhezinjtë morën 3 pikët falë suksesit 1-0 në një sfidë me shumë faulla dhe me trajnerët e të dyja skuadrave të përjashtuar me karton të kuq.

Ndeshja u vendos në pjesën e dytë, kur Carlos Tevez merr një pasim nga Osvaldo dhe çon topin në rrjetë me një diagonale të bukur në minutën e 14.

Më pas, Bergessio ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke e lënë Kataniën me 10 lojtarë. Ndeshja mbyllet këtu.

Milani ndalon serinë e humbjeve radhazi duke marrë një barazim në fushën e Lacios. Kuqezinjtë kalojnë në avantazh në minutën e 43 me një autogol të Konkos, i cili devijoi në portën e mbrojtur nga Berisha një krosim të Kaka’.

Barazimi i bardhekaltërve vjen në minutën e 16 të pjesës së dytë me anë të Gonzalez.

Rezultatet e ndeshjeve të tjera të Serisë A të luajtura të dielën janë këto:

Parma-Genoa 1-1

Bologna-Cagliari 1-0

Inter-Atalanta 1-2

Sampdoria-Verona 5-0

Udinese-Sassuolo 1-0

Napoli-Fiorentina 0-1

 

Top Channel