Eto’o sulmon Guardiolën: Nuk është normal

24/03/2014 00:00

Pas Zlatan Ibrahimovic, është radha e Samuel Eto’o për të sulmuar Pep Guardiolën.

Sulmuesi i Chelsea, i cili ka qenë nën urdhrat e trajnerit spanjoll në kohën kur luante për Barcelonën, zbulon mendimet e tij për teknikun aktual të Bayern Munchen. Dhe nuk janë mendime të mira.

“Nuk pati guximin të më fliste ballë për ballë. I kujtova se vetë nuk ka qenë ndonjë futbollist i madh. I thashë: “Unë jam Samuel Eto’o. Prej meje i fiton ndeshjet. Kam bërë shumë për këtë klub”, tha sulmuesi nga Kameruni për ‘BeIn Sports’.

Eto’o u largua në vitin 2009 nga Barça me kërkesë të Guardiolës dhe lojtari afrikan kujton: “Do të largohesha më parë, por Guardiola më futi në një ndeshje ndaj Chivas ku për 20 minuta shënova 3 gola. Më mësonte si duhej të sulmoja kur vetë ka qenë mesfushor. I thashë që nuk ishte normal.”

Top Channel