Cristiano: Nuk duan që të fitojmë kampionatin

24/03/2014 00:00

Cristiano Ronaldo deklaroi pas ndeshjes që Reali humbi ndaj Barcelonës se gjykimi i Undiano Mallencos ishte shumë i dobët dhe se mund të ketë interesa të tjera pas vendimeve të marra prej tij.

“Mbase nuk duan që të fitojmë titullin. I kuptoj vendimet e arbitrit pasi kam 5 vite në Spanjë dhe e di që jo gjithmonë vlen loja në fushë, por duhet të luash edhe jashtë fushe”, tha sulmuesi portugez.

“Që kur jam lojtar i Realit, asnjëherë nuk jemi favorizuar. Cdo vit është e njëjta gjë”, shtoi Cristiano.

Fituesi i Topit të Artë vazhdoi me kritikat ndaj arbitrit: “Bëri shumë gabime. Në një ndeshje si kjo duhet një gjyqtar me nivel të lartë. Ai ishte zbardhur në fytyrë, ishte shumë nervoz dhe për këtë arsye nuk mund të merrte vendimet e duhura. Ky arbitër nuk kishte aftësitë për një ndeshje të tillë.”

Top Channel