Superiore, Vllaznia, 3 pikë të vyera me Laçin

23/03/2014 00:00

Vllaznia mundi 2-0 Laçin në fushën e këtyre të fundit dhe rikthehet pas 9 javësh te fitorja në Superiore, një 3 pikësh ky, që i mban shkodranët jashtë katërshes së skuadrave, që sezonin tjetër do të bien në Kategorinë e Parë.

Goli i Krujës dhe ai i Shtubinës i dhanë fitoren e parë trajnerit Haxhiosmanoviç dhe e kanë ngjitur Vllazninë në kuotën e 29 pikëve, 1 më shumë se Tirana e vendit të 9.

Ndeshja tjetër e javës së 25-të, ajo mes Kastriotit dhe Lushnjes, përfundoi 2-1 në favor të krutanëve. Lagunarët e drejtuar nga Bano ndodhen në vendin e fundit të klasifikimit, ndërkohë që Kastrioti i Nevil Dedes ngjitet në kuotën e 26 pikëve.

Javët e ardhshme do të jetë vendimtare për skuadrat në fundin e tabelës, pasi do të jenë ato që do të vendosin 3 ekipet, të cilat do të zbresin sezonin e ardhshëm bashkë me Bylisin në Kategorinë e Parë.

Top Channel