Messi vs Ronaldo: 12 gola për kokë në Klasike

23/03/2014 00:00

Që kur fati vuri përballë Messin dhe Cristianon në Klasiken e Spanjës Real Madrid-Barcelona (ndeshja e parë, në nëntor të vitit 2009), barazimi statistikor mes dy lojtarëve më të mirë të planetit është maksimal.

Që atëherë, argjentinasi dhe portugezi janë përballur në 20 raste dhe të dy kanë shënuar  të njëjtin numër golash: 12.

Sulmuesi i Realit ka dhënë 1 pasim për gol dhe ka goditur 3 shtylla në ndeshjet ndaj katalanasve, ndërsa ai i Barcelonës ka dhënë 8 pasime për gol dhe ka goditur 1 herë shtyllën.

Cristiano e ka patur të vështirë fillimisht pasi në 10 Klasiket e para shënoi vetëm 3 gola, por në 10 Klasiket e fundit ka shënuar plot 9 gola.

Nga ana tjetër, Messi ka humbur disi ritmin pasi ka shënuar vetëm 1 gol në 4 takimet e fundit ndaj madrilenëve.

Top Channel