Kupa “Tirana Volej”

23/03/2014 00:00

Skuadra “UMB” për femra dhe “Studenti” për meshkuj janë fituesit e turneut të volejbollit “Kupa Tirana Volej”, që u zhvillua me rastin e e 400-vjetorit të themelimit të Tiranës.

“UMB Volej” për femra mundi në finale 3-1 ekipin e Tiranës dhe konfirmon se është skuadra më e mirë e këtij sezoni. Më parë, vajzat e drejtuara nga Hasan Gurabardhi kanë fituar edhe trofeun e Federatës, atë të Pavarësisë dhe Kupën e Shqipërisë.

Në finalen e meshkujve, trofeun e mori skuadra e “Studentit”, që mundi me vështirësi 3-2 ekipin e Tiranës.

Top Channel