Skandali Rocchi/ Takime sekrete në San Siro, zgjidheshin gjyqtarët që kërkonte Interi, del video ku bindën nga jashtë arbitrin që të jepte penallti Në një Qemal Stafa të mbushur si asnjëherë tjetër në ndeshjet e kampionatit shqiptar, derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana u mbyll pa fitues.
Ndeshja mes “të kuqeve” dhe “bardhebluve” përfundoi në barazim 1-1. Tirana kaloi e para në avantazh në minutën e 42 të pjesës së parë, kur Morina lëviz mirë brenda zonës mes dy mbrojtësve të Partizanit dhe gjen rrugën e rrjetës.
Pjesa e dytë nis me Partizanin në kërkim të golit të barazimit, ndërsa Tirana përpiqet të gjejë golin e dytë duke shfrytëzuar kundërsulmin. Pikërisht atëherë kur pritej fërshëllima përfundimtare e gjyqtarit të takimit, një goditje këndi në ekstremet e kohës shtesë, i jep barazimin Partizanit.
Nexhipi kërcen në zonë prek lehtë topin, duke e kaluar atë mbi kokën e mbrojtësve të Tiranës, ndërsa portieri bardheblu, pavarësisht se e preku atë, nuk mund ta devijojë jashtë portës.
Pas këtij barazimi, Partiazni rimerr vendin e dytë, por këtë herë me pikë të barabarta 40, po aq sa Kukësi, ndërsa Tirana ngjitet në kuotën e 28 pikëve, dy pikë më shumë larg zonës së ftohtë.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të kësaj jave, Kukësi mposhti me rezultatin 4-2 Flamurtarin e Vlorës. Për vendasit shënuan Cikalleshi dy gola, Boja dhe Smajli, ndërsa miqtë gjetën rrjetën dy herë me Liçaj dhe Likan.
Top Channel