Shorti i Europa League

21/03/2014 00:00

Nën ethet dhe hijen e përplasjeve të mëdha të përcaktuara nga shorti i Ligës së Kampioneve, në Nion të Zvicrës u hodh edhe shorti për çerekfinalet e Ligës së Europës.

Goglat përcaktuan përballje interesante në këtë fazë të këtij kompeticioni duke vënë përballë dy skuadra pretendente kryesore, si Juventusi që eleminoi Fiorentinën dhe Lioni që eliminoi çekët e Victoria Plzen.

Holandezët e AZ Alkmar do të përballen me Benfica-n. Portugezët kanë një skuadër të mirëorganizuar dhe këtë e vërtetuan edhe ndaj Totenhemit që eliminuan në fazën paraardhëse.

Zviceranët e Bazelit i pret sfida e vështirë ndaj Valencias, ndërsa Porto që eliminoi Napolin do të përballet me Seviljen.

Takimet e para të këtyre çerekfinaleve do të luhen më 3 prill, ndërsa takimet e kthimit një javë më pas.

Top Channel