Ndeshja më e shkurtër në historinë e tenisit

21/03/2014 00:00

28 minuta e 20 sekonda ka zgjatur ndeshja më e shkurtër në historinë e tenisit dhe protagonistët e saj ishin Jarkko Nieminen e Bernard Tomiç.

Në turin e parë të turneut të Majemit, finlandezi ka mundur shumë lehtë (6-0, 6-1) australianin i cili kthehej të luante pas një dëmtimi.

“Ishte ndeshja ime e parë pas operacionit, ishte pjesë e rehabilitimit. Nuk jam i zhgënjyer. Bëra maksimumin”, tha Tomiç pas takimit.

Rekordi i mëparshëm i ndeshjes më të shkurtër të tenisit ka qenë 29 minuta dhe ishte vendosur në vitin 1996 nga britaniku Greg Rusedski, i cili mundi në dy sete (6-0, 6-0) gjermanin Carsten Arriens.

Top Channel