Nga Brazili 5 herë kampion bote te debutuesit; rezultatet më të mira historike të skuadrave të Botërorit të 2026
Pronarët nga Katari të skuadrës Paris Saint Germain do të japin shpërblim 1 milion euro për çdo lojtar të ekipit nëse fitojnë Ligën e Kampioneve. Ky është shpërblimi më i madh në historinë e futbollit.
Sipas ‘L’Equipe’, ishte Zlatan Ibrahimovic ai që negocioi për shpërblimin me presidentin e klubit, Nasser al-Khelaifi.
Shpërblimi i lojtarëve të PSG-së do të jetë kështu sa dyfishi i atyre të Realit dhe 400 mijë euro më shumë se shpërblimi që morën spanjollët pas fitores së Botërorit Afrika e Jugut 2010.
Vitin e kaluar, futbollistët e Bayern Munchen morën 800 mijë euro për titujt e fituar në bllok: Champions, kampionat dhe Kupë.
Top Channel