
E gjithë bota perëndimore është kthyer kundër Rusisë pas zhvillimeve në
Krime. Edhe pse në mes ka shumë interesa ekonomike e politike, Bashkimi
Europian e Shtetet e Bashkuara u pozicionuan që në fillim hapur kundër
përpjekjeve të Moskës për aneksimin e republikës autonome dhe retorikat e
tyre po vijnë në përshkallëzim, me sanksione të vendosura e me
kërcënime për masa të reja edhe më të ashpra.
Por kureshtje te madhe ne kete mes zgjon aleatja e vjeter e Rusise, e cila ne gjithe kete situate, ka preferuar te heshte. Gjate votimit te rezolutes se OKB-se ne Keshillin e Sigurimit ku denohej nderhyrja ne Krime, Pekini, perkunder ndoshta pritshmerive te Moskes, abstenoi.
Kina me te gjithe gjasat, nuk do te pranoje te heqe dore nga raportet e mira me Rusine, por nga ana tjeter, nuk i volit as nga politika e mosndërhyrjes, një manovër kjo mjaft e vështirë diplomatike.
Nga sanksionet kunder Moskes, Pekini do te perfitonte, por edhe kjo ka çmimin e vet. Prej dekadash te tera, parimi kryesor i politikes se jashtme kineze ka qene: asnjë ndërhyrje në punët e brendshme të shteteve të tjera. Qe do te thote: Kina qendron jashtë konflikteve, por pret edhe nga të tjerë te bejne te njejten gje dhe ne rastin e Ukrainës ky parim po kthehet në probem.
“Raportet ruso-kineze janë aktualisht në fazën më të mirë të historisë së të dy vendeve”, tha ne nje konference per shtyp te ketyre diteve ministri i Jashtem kinez Wang Yi, duke shtuar se dy vendet e respektojnë dhe mbështesin njëri-tjetrin, ndersa eshte e qarte se Kina ka nevojë për Rusinë, si aleate kundër Perëndimit. Por dilema e pekinit eshte e madhe, sepse nga ana tjeter ai nuk deshiron te braktise parimin e tij mosndërhyrjes, ndaj me sa duket, linja qe ka zgjedhur te ndjeke te pakten per momentin, eshte te refuzoje pozicionimin.
Top Channel