Antonio Valencia dhe syri i luftëtarit
20/03/2014 00:00
Një përplasje e fortë në ndeshjen Manchester United-Olympiakos mes Campbell dhe Valencia bëri që lojtari nga Ekuadori i klubit anglez të pësonte një hematomë të fortë në syrin e majtë, i cili u fry aq shumë se ishte e pamundur të qëndronte hapur.
Valencia mori mjekimin e parë në anë të fushës, por nuk pranoi të zëvendësohej.
Sakrifica e tij u shpërblye pasi Manchester United fitoi 3-0 duke kaluar në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve.
Top Channel