Real Madrid, dëmtim i rëndë për Jese’

19/03/2014 00:00

Ndeshja e Jese’ Rodriguez zgjati vetëm dy minuta, ndërsa rekuperimi i tij do të zgjasë disa muaj. Sulmuesi i ri i Real Madrid ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë dhe për të sezoni ka përfunduar.

“Pas ekzaminimeve, Jese’ Rodriguez u diagnostikua me këputjen tërësore të ligamentit të kryqëzuar të gjurit të këmbës së djathtë”, lexohet në komunikatën e lëshuar nga klubi spanjoll.

Sulmuesi u përplas me Kolasinac në minutën e dytë të takimit dhe e kishte të pamundur të mbështeste këmbën në tokë.

Dëmtime të tilla kërkojnë zakonisht 6 muaj rekuperim.

Vetë futbollisti, nëpërmjet Twitter-it, i dërgoi një mesazh mirënjohjeje tifozëve: “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen!”

Jese’ ka luajtur këtë sezon 27 ndeshje zyrtare për Realin (5 në Champions, 18 në kampionat dhe 4 në Kupë) duke shënuar 8 gola.

Top Channel