“L”Wren nuk u vetvra nga borxhet, por sepse nuk bëri fëmijë”

19/03/2014 17:45

Ndonëse ishte një prej stilisteve më të famshme dhe kishte një jetë në dukje perfekte, L’Wren Scott vendosi të vetvritej më parë gjatë kësaj jave.

E dashura e Mick Jagger, e cila këshilloi Angelina Jolie për fustanin e martesës i dha fund jetës në moshën 47-vjeçare, në apartamentin e saj në Nju Jork.

Jan Scott, motra e saj 53-vjeçare, ende e tronditur nga lajmi i kobshëm, tregoi se çfarë i mungonte stilistes së famshme.

“Ajo gjithmonë admironte jetën time të thjeshtë dhe familjare”, tregoi Jan, nënë e tetë fëmijëve. “L’Wren ndihej gjithmonë keq që nuk kishte mundur që të krijonte familje dhe të kishte një fëmijë të sajën. Kjo e rëndonte shumë”.

Sipas mediave, ishin borxhet ato që e shtynë stilisten drejt vetvrasjes.

Scott kishte një borxh të akumuluar prej 6 milionë dollarësh dhe pritej që këtë javë të mbyllte biznesin e saj, por Jan tregoi: “Paratë nuk ishin arsyeja kryesore. Mick i kishte ofruar që t’i paguante ai borxhet e saj, por ajo refuzoi”.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA