Edhe djali i dytë i Zidane në kombëtaren franceze

19/03/2014 19:40

Ditë të lumtura për familjen e Zidane. Pasi djali i tij i madh, Enzo u grumbullua me kombëtaren franceze U-19, tashmë i vjen radha edhe djalit të dytë që të provojë përvojën e përfaqësueses.

“AS” informoi ditën e mërkurë se Luca Zidane, i cili luan portier, është përfshirë në listën e grumbullimeve të kombëtares franceze U-16.

Luca është një prej tre portierëve të grumbulluara nga trajneri Jean Claude Giuntini, për stërvitjen që do të realizojë në datat 24-27 Mars në qendrën stërvitore të Clairefontaine.

Për 16-vjeçarin, duket se statusi i babait si një legjendë e përfaqësueses franceze duket se ka lehtësuar grumbullimin e tij, pasi ai është futbollisti i vetëm i thirrur që luan jashtë vendit.

Djemte e ZIdane jane perveçse shtetas franceze edhe spanjolle, ndaj mund te zgjidhin deri ne debutimin me kombetaren e pare edhe kombetaren iberike.

Top Channel