
Situata hidrike në vend paraqitet alarmante nga mungesa e reshjeve të
shiut dhe thatësirës përtej normales të vërejtur këto muajt e fundit.
Sipas të dhënave nga Korporata Elektro-Energjetike Shqiptare, niveli i ujit në Kaskadën e Drinit ka pësuar rënie të ndjeshme, me një diferencë të madhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në liqenin e Fierzës niveli i ujit ka rënë deri në kuotën e 274.79 metrave, nga 296 metër që është kuota maksimale e lejuar ndërsa prurjet mesatare ditore janë 84 m3/sek. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli në Fierzë shënonte 291.26 metër per shkak të prurjeve më të mëdha se normalja.
Ndërsa në liqenit të Komanit niveli 172.24 metrave nga 175 metra të lejuara, me prurje mesatare prej 193 m3/sek. Ndërsa në Vaun e Dejës, niveli i ujit shënon 74.45 metër nga 76 metër të lejuara, me prurje mesatare prej 216 m3/sek. Ekspertët thonë se situata do të vijojë të jetë shqetësuese për sa kohë sipas parashikimeve, reshjet e shiut do të vazhdojnë të mungojnë edhe përgjatë ditëve të ardhshme.
Top Channel