Rinovimi i Messit kushton 250 milionë euro

18/03/2014 00:00

Rinovimi i shtatë i kontratës së Leo Messit që nga viti 2005 po përgatitet dhe pritet t’i kushtojë Barcelonës plot 250 milionë euro.

Messi është i mërzitur që kur klubi katalanas bleu në verë brazilianin Neymar pasi e kuptoi që nëpërmjet bonuseve dhe pagesave të fshehta, sulmuesi i ri do të shndërrohej në lojtarin më të paguar të skuadrës.

Barcelona po e paguan Neymarin 18-20 milionë euro në sezon, ndërsa vetë Messi fiton 16 milionë euro. Për këtë arsye, njerëzit që rrethojnë Messin kërkojnë nga klubi që ylli i skuadrës të fitojë më shumë sesa një lojtar që mund të jetë shumë i mirë, por që ende nuk ka bërë asgjë për Barçën.

Në këtë mënyrë, Messi kërkon nga klubi një pagë neto prej 25 milionë eurosh në sezon (që do të thotë 50 milionë euro bruto në vit), që e shumëzuar me 5 vite kontratë shkon në 250 milionë euro në total.

Për momentin, kjo kërkesë është shumë larg ofertës që pritet të bëjë Barcelona, por palët e kanë marrë me qetësi dhe nuk kanë nxitim për negociatat.

Top Channel