F1, Ecclestone: T’i kthejmë zhurmën motorrëve

18/03/2014 00:00

Zhurma e motorrëve të rinj të Formulës 1 nuk i pëlqen aspak padronit të këtij sporti, Bernie Ecclestone.

“Nuk kam mbetur i pakënaqur nga zhurma pasi zhurmë nuk kishte fare. E kisha thënë më parë që këto makina nuk do të kenë zhurmën e makinave të garave dhe më vjen keq që paskam pasur të drejtë”, tha Ecclestone për ‘The Telegraph’.

“Kam folur me Jean Todt dhe kemi diskutuar për mënyrën si të kthejmë zhurmën tek këto makina. Nuk e di në është e mundur, por duhet të gjejmë një zgjidhje”, shtoi Ecclestone, i cili mendon se kjo zgjidhje duhet gjetur sa më shpejt.

“Gara e parë iku dhe tani duhet të bëjmë diçka. Nuk mund të presim pasi koha kalon dhe do të jetë shumë vonë”, tha padroni i Formulës 1.

Top Channel