Tenis, Djokovic triumfon në Indian Wells

17/03/2014 00:00

Novak Djokovic ka fituar turneun Indian Wells pasi ka mundur në finale zviceranin Roger Federer. Serbi arriti suksesin në tre sete: 3-6, 6-3 dhe 7-6.

Kjo është hera e tretë që Djokovic fiton këtë turne. Më parë e kishte fituar në vitin 2008 dhe 2011.

Federer e nisi shumë mirë ndeshjen duke fituar setin e parë falë shërbimeve shumë të mira, por në setin e dytë nuk arriti të mbante përqindjet e larta të shërbimit të parë duke i lënë mundësi serbit të bënte lojën e tij.

Djokovic hakmerret kështu për humbjen ndaj Federerit të dy javëve më parë në Dubai, por mbetet ende mbrapa në përballjet direkte (17-16).

Top Channel