Rekord i Manchester City, në finalen e FA Cup për të katërtin vit radhazi
Juventus ka fituar në fund të ndeshjes në përballjen ndaj Xhenoas me një gol të mrekullueshëm të Andrea Pirlos. Një goditje dënimi perfekte në minutën e 89 i jep tre pikë të tjera skuadrës së drejtuar nga Antonio Conte në një ndeshje jo të bukur.
Në pjesën e parë i është anuluar një gol i rregullt Osvaldos, ndërsa në pjesën e dytë Buffon i priti një 11-metërsh sulmuesit Calaio’ para se bardhezinjtë të kalonin në avantazh.
Thellohet më tej kriza e Milanit. Parma ka fituar në San Siro me rezultatin 4-2 ndaj një Milani pa ide dhe pa lojë.
Vetëm pas 5 minutash lojë, 11-metërsh dhe karton i kuq për portierin Abbiati. Cassano nuk gabon dhe kalon në avantazh emilianët. Në minutën e pestë të pjesës së dytë është sërish Cassano ai që dyfishon rezultatin.
Milani reagon me Rami (56’) dhe Balotelli (72’, 11-metërsh), por menjëherë Amauri rikthen në avantazh Parmën me një gol me takë (74’), ndërsa Biabiany vulos rezultatin në minutën e fundit.
Në ndeshjet e tjera të javës së 28 të Serisë A u regjistruan këto rezultate:
Atalanta-Sampdoria 3-0
Cagliari-Lazio 0-2
Livorno-Bologna 2-1
Sassuolo-Catania 3-1
Fiorentina-Chievo 3-1
Sot, do të luhen ndeshjet Torino-Napoli (19:00) dhe Roma-Udinese (21:00).
Top Channel