Ruben Amorim tregon: Milani që kam në mendje është ende larg dhe për Ramos ju them…
Felipe Massa ka deklaruar se makinat Mercedes janë më lart se rivalët në këtë fillim kampionati të Formulës 1 dhe shtoi se pas tyre “lufta është e barabartë”.
“Gjithçka është e mundur në këto momente. Mercedesi është makina më e shpejtë, por ne të Williams mund të luftojmë me këdo përveç tyre”, tha piloti brazilian, i cili braktisi garën e Australisë që në kthesën e parë, kur u përplas nga Kamui Kobayashi.
Por, shoku i tij i skuadrës, Valtteri Bottas, u paraqit shumë mirë duke marrë vendin e pestë dhe duke treguar një ritëm të lartë gare.
Kur u pyet nga ‘Autosport’ nëse Williams është rivali kryesor i Mercedesit përsa i përket ritmit të garës, Massa tha: “Ndoshta, por duhet parë edhe McLaren që mori rezultat shumë të mirë me të dy pilotët e saj.”
Top Channel