Vettel: I zhgënjyer, por shohim përpara

16/03/2014 09:40

Kampioni i botës në fuqi, Sebastian Vettel, u detyrua të braktiste garën e parë të sezonit në Australi, ndërsa Red Bulli i tij vazhdoi të shfaqte formën tepër të dobët të treguar që gjatë testimeve dimërore.

Ndonëse gara për skuadrën austriake kishte disa nota positive, me pilotin e ri Ricciardo që arriti të përfundonte i dyti, Vettel nuk e fshehu zhgënjimin e tij në përfundim të garës.

“E dinim që do të ishte shumë e vështirë, por kjo gjendje është tepër stresuese”, deklaroi Vettel.

“Motori nuk funksionon mirë. Çfarë mund të bëj unë për të përmirësuar makinën? Jo shumë në këtë moment. Duhet të shohim përpara. Është një zhgënjim, por sezoni është ende shumë i gjatë”, shtoi gjermani.

Top Channel