Seria A, Interi fiton ndaj Veronës

16/03/2014 09:40

Interi mundi 2-0 Veronën dhe i merr Fiorentinës përkohësisht vendin e katërt në klasifikimin e Serisë A.

Ekipi i Mazzarrit arriti të marrë 3 pikë falë 2 golave të shënuar në çdo pjesë.

Palacio zhbllokoi rezultatin në minutën e 14 pas një asisiti të Jonatan, ndërkohë që në pjesën e dytë ka qenë vetë braziliani i cili dyfishoi rezultatin.

Ky triumf i mban të gjitha shpresat e skuadrës së Interit për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Top Channel