Rosberg: Gjithçka ishte perfekte
16/03/2014 00:00
Nico Rosberg fitoi garën e parë sezonale të Formulës 1 duke nisur kështu në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin e tij.
“Ishte e pabesueshme dhe falenderoj të gjithë ata që bënë të mundur fitoren time. Jam i kënaqur pasi kemi punuar shumë gjatë dimrit për të pasur një makinë sa më të mirë”, tha Rosberg pas përfundimit të Cmimit të Madh të Australisë.
“Nuk kisha asnjë problem me besueshmërinë dhe gjithçka ishte perfekte. Është e vërtetë që puna shpërblehet”, shtoi gjermani i Mercedesit.
Por, Rosberg mendon se puna për përmirësimin e makinës duhet të vazhdojë: “Duhet të përmirësohemi më tej pasi kundërshtarët nuk do të qëndrojnë duarkryq.”
Top Channel