Ronaldo mban Realin në krye

16/03/2014 09:15

Cristiano Ronaldo i dha fitoren minimale 1-0 Realit ndaj Malagës, triumf ky që forcon pozitat e madrilenëve në vendin e parë në La Liga.

Ky ishte goli i 25 për portugezin në këtë sezon i cili kryeson dhe listën e golashënuesve të La Ligës.

Formacioni i Ancelottit fitoi ndaj një skuadre e cila me 29 pikë që ka aktualisht rrezikon shumë të futet në zonën e ftohtë të klasifikimit në Spanjë.

Lajmi i keq për Ancelottin në këtë mbrëmje është dëmtimi i Karim Benzemas, i cili doli në minutën e 32 dhe i la vendin Di Maria.

Top Channel