Skëndërbeu vazhdon revanshin

15/03/2014 00:00

Skëndërbeu vazhdon rrugën i sigurtë dhe i pashqetësuar nga të tjerët drejt titullit të katërt rradhazi kampion i Shqipërisë.

Korçarët e drejtuar nga Mirel Josa mposhtën 4-2 Lushnjën në “Roza Haxhiu”, skuadër kjo që në fund të sezonit me shumë mundësi do të rikthehet sërish në kategorinë e parë.

Protagonisti i kësaj fitoreje të rradhës për Skënderbeun ishte sulmuesi Pero Pejiç, i cili me dopjetën e së shtunës e çon në 12 numrin e golave të shënuar këtë sezon, duke u ngjitur njëkohësisht dhe në krye të listës së golashënuesve.

Java e 24-t e Superligës do të vazhdojë me ndeshjet e së dielës, ku Tirana do të presë në kryeqytet skuadrën e Kukësit, Flamurtari do të ndeshet me Teutën, Vllaznia do të kërkojë të bëjë kthesën me Partizanin, ndërsa Besa do të përballet me Kastriotin.

Top Channel