Vettel, me inicialet e Schumit në kaskë

14/03/2014 19:25

Sebastian Vettel, kampioni i botës në Formulën 1 në katër sezonet e fundit do të garojë në Çmimin e Madh të Australisë, ditën e dielë, duke mbajtur në kaskën e tij inicialet e bashkëkombasit Micheal Schumaker.

Piloti më i suksesshëm në historinë e Formulës 1 ndodhet në gjendje kome pas një aksidenti të pësuar në alpet franceze me ski në 29 Dhjetor dhe për momentin nuk ka asnjë garanci për rikuperimin e tij.

Në një shenjë respekti ndaj idhullit dhe mikut Schumaker, Vettel ka vendosur që të zbresë në pistë me inicialet “MS”.

Braziliani Felipe Massa, ish-shoku i ekipit të Schumit tek Ferrari, në këtë sezon me Ëilliams, ka vendosur gjithashtu që të veprojë në këtë mënyrë.

Botërori i Formulës 1, prej shumë vitesh tashmë do të mund të ndiqet drejtëpërsëdrejti vetëm në ekranin e “Top-Channel”.

Top Channel