F1, ndryshimet në provat zyrtare

14/03/2014 00:00

Duke nisur nga Cmimi i Madh i Australisë do të ndryshojë formati i provave zyrtare. Pilotët që do të arrijnë të kualifikohen për në Q3 do të mund të përdorin një set gomash shtesë në mënyrë që të kenë mundësinë për të zënë një vend sa më të mirë në nisje.

Këto goma do të përdoren vetëm në Q3 pasi pilotët duhet ta nisin më pas garën me gomat me të cilat kanë përfunduar në Q2. Ndërkohë, edhe pilotët që janë kualifikuar në Q2 do e kenë setin shtesë të gomave, por vetëm për ta përdorur në garë. Në këtë mënyrë kërkohet të vendoset një farë barazie mes pilotëve.

Gjithashtu, Q1 do të shkurtohet nga 20 në 18 minuta dhe Q3 do të jetë 12 minuta për t’i dhënë mundësinë pilotëve të realizojnë dy xhiro të shpejta.

Këto ndryshime janë bërë në mënyrë që provat zyrtare të jenë më emocionuese dhe të shmangen episodet e vitit të kaluar kur shumë pilotë nuk dilnin fare në Q3 pasi donin të kursenin gomat për garën.

Top Channel