F1, Mercedes dominon provat e lira

14/03/2014 00:00

Makinat Mercedes kanë lënë pas të gjithë kundërshtarët në sesionin e dytë të provave të lira të Cmimit të Madh të Australisë, garës së parë sezonale të Formulës 1.

Në Melburn, më i shpejti u tregua Lewis Hamilton me kohën 1’29”625. Britaniku la pas shokun e tij të skuadrës, gjermanin Nico Rosberg.

Pas tyre vjen menjëherë Fernando Alonso me Ferrari, rreth gjysmë sekonde më i ngadaltë. Në vend të katërt Sebastian Vettel me Red Bull.

Vetëm vendi i shtatë për Ferrarin tjetër të pilotuar nga Kimi Raikkonen.

Të gjitha kohët e regjistruara në provat e lira:

1. Lewis Hamilton (Mercedes) 1:29.625
2. Nico Rosberg (Mercedes) 1:29.782
3. Fernando Alonso (Ferrari) 1:30.132
4. Sebastian Vettel (Red Bull-Renault) 1:30.381
5. Jenson Button (McLaren-Mercedes) 1:30.510
6. Daniel Ricciardo (Red Bull-Renault) 1:30.538
7. Kimi Raikkonen (Ferrari) 1:30.898
8. Valtteri Bottas (Williams-Mercedes) 1:30.920
9. Kevin Magnussen (McLaren-Mercedes) 1:31.031
10. Nico Hülkenberg (Force India-Mercedes) 1:31.054
11. Jean-Éric Vergne (Toro Rosso-Renault) 1:31.060
12. Felipe Massa (Williams-Mercedes) 1:31.119
13. Sergio Pérez (Force India-Mercedes) 1:31.283
14. Adrian Sutil (Sauber-Ferrari) 1:32.355
15. Esteban Gutiérrez (Sauber-Ferrari) 1:32.468
16. Daniil Kvyat (Toro Rosso-Renault) 1:32.495
17. Jules Bianchi (Marussia-Ferrari) 1:33.486
18. Romain Grosjean (Lotus-Renault) 1:33.646
19. Max Chilton (Marussia-Ferrari) 1:34.757

Provat zyrtare do të zhvillohen ditën e shtunë në orën 07:00, ndërsa gara ditën e dielë, po në të njëjtën orë. Të dyja këto evente mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në Top Channel.

Top Channel