Teuta dhe Tirana ndajnë nga një pikë

13/03/2014 00:00

Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja Teuta-Tirana, takimi i fundit i javës së 23 të Superligës.

Erando Karabeci, kapiteni i Tiranës, në minutën e 36 kaloi në avantazh skuadrën e tij me një gol të mrekullueshëm nga rreth 35 metra. Tirana pati edhe dy raste shumë të mira për të shënuar edhe golin e dytë, por i shpërdoroi duke e pësuar më pas.

Ishte Hoxha ai që barazoi rezultatin në minutën e 43, pas një krosimi të shkëlqyer të Julian Ahmatajt.

Ndeshja tjetër që u luajt sot, ajo mes Besës dhe Flamurtarit, përfundoi me fitoren e kavajasve me rezultatin 3-1.

Golat për Besën u shënuan nga Muriqi (2) dhe Sefa, ndërsa për vlonjatët shënoi Abilaliaj.

Renditja pas javës së 23 është kjo:

1. Skënderbeu  48 pikë

2. Laçi  37

3. Partizani  36

4. Kukësi  34

5. Besa  33

6. Teuta  32

7. Flamurtari  30

8. Tirana  27

9. Vllaznia  26

10. Bylis  24

11. Lushnja  23

12. Kastrioti  22

Top Channel