Romario: Blatter është një bir k…

13/03/2014 00:00

Romario, ish-futbollist dhe tashmë deputet në Brazil, kritikoi ashpër FIFA-n dhe përgatitjet për Botërorin e këtij viti në vendin e tij.

“Jerome Valcke (sekretari i përgjithshëm i FIFA-s) është specialist i madh për shantazhe, ndërsa presidenti i FIFA-s (Joseph Blatter) është një hajdut, një i korruptuar dhe një bir k…”, tha Romario në një intervistë për ESPN Brasil.

“Këta të dy po përfitojnë miliona në kurriz të Botërorit dhe Brazilit e kjo gjë nuk është fare për t’u shqetësuar sipas presidentes së vendit tonë dhe qeveritarëve tanë sepse edhe ata po pasurohen ndërkohë”, akuzoi ish-sulmuesi i kombëtares.

Top Channel