F1, Vettel: Nuk jemi në formën e duhur

13/03/2014 00:00

Sebastian Vettel, 4 herë kampion në Formulën 1, pranoi në prag të Cmimit të Madh të Australisë se makina e tij Red Bull nuk është aty ku duhet.

“Është e qartë që nuk jemi në formën tonë më të mirë. Ka shumë gjëra që duhet t’i zgjidhim. Fatkeqësisht, nuk mund t’i zgjidhim brenda natës”, theksoi piloti gjerman.

 “Unë dhe Riiciardo po përpiqemi të jemi sa më të saktë në të dhënat që i japim inxhinierëve mbi makinën. Aktualisht kemi probleme me besueshmërinë dhe nuk mund të luftojmë për titullin”, shtoi Vettel, i cili ka fituar 4 Botërorët e fundit të Formulës 1.

“Sezoni është i gjatë. Testimet parasezonale nuk ishin ideale për ne dhe nuk nisemi në gjendje të mirë, por mendoj se gjërat do të ndryshojnë gjatë kampionatit. Unë do të jap maksimumin për të përfunduar garën e parë sa më mirë dhe kam besim se për ne gjërat do të përmirësohen me vijimin e sezonit”, deklaroi Vettel.

Në lidhje me skuderinë favorite me sa është parë deri tani nga testimet parasezonale, gjermani zgjodhi Mercedesin: “Ata kanë treguar nivel më të mirë se të tjerët, por brenda 3-4 garash do të mësojmë më shumë.”

Top Channel