Ndryshimet në Formula 1

12/03/2014 00:00

Pak ditë na ndajnë nga ndezja e semaforëve jeshilë në Melburn, që do të sinjalizojnë edhe fillimin e sezonit të ri të Formulës 1.

Krahasuar me një vit më parë, ky kampionat do të ketë një sërë ndryshimesh, ku qëllimi kryesorë padyshim është rikthimi i spektaklit. Vec limitimit të sasisë së karburantit në 100 litra për garë, ndërkohë që në të shkuarën sasia e karburantit ishte 160 litra për garë.

Megjithatë një nga ndryshimet që të gjithë i bën shumë kurioz, do të jetë motori. Makinat e Formulës 1 të këtij sezoni nuk do të jenë më 2400 kubik V8, ashtu si një vit më parë, ku prodhoheshin 750 kuaj fuqi . Prej disa muajsh apo edhe vitesh, skuadrat kanë punuar për këtë motor që do të shohim nga kjo fundjavë. 1600 kubik, me 5 cilindra dhe do të ketë dy sisteme elektronike rikuperimi energjie, KERS dhe ERS.

Këto sisteme do t’i japin pilotit 160 kuaj fuqi më tepër apo 33 sekonda për xhiro mesatarisht. Sistemi ERS nuk do të ketë më nevojë që të akvitizohet nga ndonjë buton, thjesht nga pedali i gazit. Ndërsa ajo që të gjithë kanë vënë re nga testimet dimërore është pjesa e hundës së këtyre makinave, e ngushtë e ulët dhe në disa raste shumë e shëmtuar.

Lartësia e saj nga toka gjithashtu është ulur nga 625 mm në 525 mm dhe mbi të gjitha hunda e makinës, sic quhet ndryshe pjesa e përparme, është shkurtuar nga 550 mm në 185 mm.

Me gjithë këto ndryshime, pilotët aktualisht kanë një makinë rreth 110 mm më të ulët se një vit më parë. Nga ky kambiot e makinave janë lejuar që të ndryshojnë regjim dhe si rrjedhojë nga 7 marshe që kishin në të shkuarën, në këtë sezon makinat do të kenë nga 8 marshe bashkë me marshin prapa dhe limitimi i ndryshimit të kambios do të jetë një herë në gjashtë gara, një më shumë se një vit më parë.

Në fund mund të përmendim se edhe pesha makinave është rritur disi duke qenë se janë shtuar sistemet e reja, nga 643, kg tashmë makinat mund të peshojnë deri në 690 kg. Dhe sic e shihni ndërlikimi i këtyre makinave është ngjitur në shkallën sipërore në të gjitha komponentët me në krye atë teknologjik, një element që sipas shefit të Magneti Marelit, kompanisë italiane që prodhon shumicën e paketave elektronike për këto makina, por edhe për ato të rrugës, në Australi rrezikojnë të gjithë pilotët dhe të gjitha makinat të kenë probleme serioze teknike dhe elektronike, një element paparashikueshmërie që Formulës 1 prej disa vitesh kishte filluar t’i mungonte.

Top Channel