Champions, Barça-PSG fitojnë edhe në kthim

12/03/2014 00:00

Barcelona e ka mundur Manchester City-n edhe në ndeshjen e kthimit në Katalunjë, duke e eliminuar nga Champions League.

Në “Camp Nou” ndeshja përfundon 2-1, takim që ka pasur jo pak polemika në fund. Pas disa rastesh rrezikshmërie në portën e City-t, është i përhershmi Messi, që kalon në avantazh Barcelonën në minutën e 67-të.

Gjyqtari, më pas, i mohon një penallti Dzeko-s dhe nxjerr me karton të kuq Zabaleta-n për protesta, gjithsesi Kompany i jep përkohësisht City-t barazimin, pasi shënon 2 minuta nga fundi.

Në mbyllje të ndeshjes, Dani Alves shënon golin e fitores për katalanasit, që gjithsesi ishin të kualifikuar.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Paris SG konfirmon mentalitetin prej skuadre të madhe. Edhe pse e kishin siguruar kualifikimin që në ndeshjen e parë, francezët mundin 2-1 Leverkusen në ndeshjen e kthimit dhe kalojnë në çerekfinale.

Nga humbja e thellë 4-0 në takimin e parë, dukej qartë se gjithçka ishte vulosur, por në “Stade de France” luhet futboll i vërtetë.

Avantazhit të Sam i përgjigjet PSG-ja me golat e Marquinho-s dhe më pas Lavezzi-t, që përmbysi rezultatin në favor të skuadrës së tij.

Mes protagonistëve të ndeshjes ishte Sirigu, i cili ka pritur një penallti të Rolfes, kur rezultati ishte 1-1, ndërkohë që për Ibrahimovic kjo mbrëmje u mbyll vetëm me një goditje traverse.

Top Channel