Ancelotti: Bajerni mbetet më i forti

12/03/2014 18:50

Bajerni siguroi të martën kualifikimin midis tetë më të mirëve të Europës me fitoren ndaj Arsenalit, ndërsa Reali e ka të sigurt gjithashtu vendin në çerekfinale, pas suksesit 6-1 në fushën e Schalkes.

Të dy skuadrat po rajëvizohen në këtë sezon si favoritët kryesorë për fitimin e titullit, por për Ancelottin, gjermanët kanë një avantazh të lehtë.

“Bajerni, për momentin është kundërshtari më i rrezikshëm. Megjithatë, këtë kompeticion nuk e fitojnë gjithmonë më të fortët”, deklaroi trajneri i spanjollëve, Carlo Ancelotti.

“Champions është motivimi ynë më i madh, por të gjithë e dimë që nuk do të jetë aspak e thjeshtë. Historia e një klubi si Reali në këtë kompeticion është shumë e rëndësishme, por pavarësisht kësaj nuk luajmë në finale që prej vitit 2002. Kanë kaluar shumë vite, ndaj objektivi ynë i parë është të arrijmë në finale”, tha italiani.

Ancelotti përjashtoi mundësinë që në verën e ardhshme të realizohen blerje të rëndësishme, ndërsa theksoi se klubi ka shumë futbollistë të ardhur nga skuadra e moshave që mund të luajnë titullarë, si Morata, Jesse, Nacho, Casemiro dhe Carvajal.

Top Channel