Gjatë këtyre viteve televizionet kombëtare Top Channel, televizione të
tjera të rëndësishme dhe platforma DigitAlb, përmes qindra ankesave
zyrtare të shtrira në të paktën pese vitet e drejtimit te AMA-s nga
zonja Bushati ka kërkuar ndërhyrjen e Autoritetit të Mediave Audiovizive
për të ndalur piraterinë televizive.

Por edhe pse ligji e ngarkon kete institucion me detyren per monitorimin dhe ndeshkimin e piraterise televizive, gjatë këtyre viteve AMA jo vetem nuk ka marre masa, por ka ndikuar me mosveprimin e saj ne shtimin e fenomenit te piraterise.

Pandeshkueshmeria ndaj operatoreve kabllore dhe analoge qe tani transmetojne lirshem sinjale, programe dhe filma te vjedhur, bashkuar edhe me licensimin jashte çdo kriteri te kablloreve ka sjellë nje treg kaotik mediatik, ne konkurrence te pandershme dhe me dëme ekonomike, si ndaj shtetit edhe ndaj televizioneve dhe operatoreve qe respektojne ligjin dhe paguajne çdo detytim, si ndaj shtetit edhe per te drejtat e autorit dhe ato televizive ndaj shtepive me te medha prodhuese ne bote, sic deshmohet me dokumente dhe shkresë-ankesa drejtuar ‘Sony Pictures’, ‘Universal Pictures’, ‘Fox’ dhe ‘Disney Pictures’.

Nenkryetari i Komisionit te Medias dhe Arsimit, Alfred Peza thote se ky eshte nje problem i madh, i pazgjidhur nga AMA edhe pse kjo çeshtje duhet te ishte ne fokusin e saj.

“Problematika e pronës intelektuale dhe e transmetimeve, të cilët janë të papaguara dhe të pakontraktuara është një problem shumë i madh, sidomos në Shqipëri, pasi për vite dhe vite me rradhë ai nuk është trajtuar siç duhet nga institucionet e duhura, të cilët kanë detyrimin ligjor të kontrollojnë në mënyrën e funksionimit të tregut dhe të parandalojnë piraterinë në transmetimet radio televizive dhe në përgjithësi në transmetimet intelektuale dhe në pronësinë intelektuale”, tha Peza.

AMA prej disa vitesh me pasivitetin e saj ka lejuar piraterine televizive, duke mos kryer nje nga detyrat thelbesore te saj.

“Deri tani AMA nuk e ka kryer siç duhet detyrën dhe funksionin e saj për ta parandaluar, për ta ndaluar, për ta luftuar piraterinë dhe kjo është një nga detyrat kryesore të këtij institucioni. Askush nuk mund të na pranojë dot ne të jemi pjesë e Bashkimit Europian me këtë raport alarmant të ilegalitetit në fushën e transmetimeve”, tha Peza.

Zbatimi i ligjit per piraterine, mungesa e kontrollit ne treg ku veprojne operatore edhe pa license, vjedhjet 24 ore ne dite prej shume nga kablloreve te licensuar jashte kritereve, vazhdon te mbetet nje kusht i paplotesuar prej Shqiperise, ne rrugen e integrimit te saj ne Bashkimin Europian.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë