Tenis, Nadal eliminohet nga Indian Wells

11/03/2014 00:00

Rafael Nadal është eliminuar nga turneu Indian Wells duke humbur kështu mundësinë për të mbrojtur titullin kampion që e fitoi vitin e kaluar në Kaliforni.

Pas 2 orë e 19 minutash lojë, tenisti spanjoll humbi ndaj ukrainasit Aleksander Dolgopolov me rezultatin 6-3, 3-6 dhe 7-6.

Numri 1 i botës, i cili ka ende probleme me dëmtimin në shpatull që pësoi në Australian Open, deklaroi pas takimit se nuk është ndjerë mirë që nga fillimi i turneut.

Tashmë Nadal duhet të vendosë nëse do të paraqitet apo jo në turneun e Miamit, por duket se zgjedhja më e mirë do të ishte pushimi në prag të nisjes së turneve në pistë me dhe’.

Top Channel