‘Braktisi’ Realin e Madridit për Barcelonën, por çfarë kishte thënë Rodri përpara dy vitesh për Los Blancos?
Napoli ka mundur Romën duke lejuar kështu Juventusin të thellojë avantazhin në krye të renditjes së Serisë A dhe në të njëjtën kohë i është afruar kryeqytetasve të vendit të dytë.
Ndeshjen e vendosi një gol i Jose Callejon në minutën e 81. Me këtë fitore, Napoli e sheh veten vetëm 3 pikë larg Romës duke hapur luftën për vendin e dytë të klasifikimit.
Mbajtja e vendit të dytë do të jetë objektivi i vetëm i Romës pasi Juventusi është plot 14 pikë larg dhe mund të quhet që tani kampion i Italisë.
Roma luajti më mirë, Reina shpëtoi në tre raste portën e tij, por në pjesën e dytë rastet më të pastra i pati Napoli.
Juventusi mundi Fiorentinën me rezultatin e ngushtë 1-0 duke u hakmarrë kështu për humbjen 4-2 të fazës së parë. Goli për bardhezinjtë u shënua nga Kwadwo Asamoah.
Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Interi ndaj Torinos. Rodrigo Palacio ishte ai që i dha tre pikët zikaltërve që tashmë e shohin veten vetëm 1 pikë larg Fiorentinës së vendit të katërt.
Në takimet e tjera të Serisë A u shënuan këto rezultate: Bologna-Sassuolo 0-0, Chievo-Genoa 2-1, Lazio-Atalanta 0-1, Parma-Verona 2-0 dhe Sampdoria-Livorno 4-2.
Top Channel