Biletat e finales së Champions, 70-390 euro

10/03/2014 19:25

UEFA publikoi këtë të hënë çmimet e biletave për finalen e Champions League, e cila do të zhvillohet në 24 Maj në “Estadio la Luz” të Lisbonës.

Çmimet variojnë nga 70 euro bileta më e lirë, në 390 euro bileta më e shtrenjtë, ndërsa biletat me çmime të ndërmjetme kushtojnë 160 dhe 280 euro.

Ashtu si çdo vit, UEFA rezervon një pjesë të madhe të biletave vetë, ndërsa ato që do të dalin në shitje do të shpërndahen në bazë të një shorteu elektronik, në të cilin kushdo mund të regjistrojnë emrin e tij nga dita e sotme në faqen e internetit UEFA.com.

Të interesuarit do të kenë kohë të regjistrojnë kërkesën e tyre për biletë deri të premten, 21 Mars. Të gjitha kërkesat do të kenë të njëjtin probabilitet për të fituar, me UEFA-n që nuk do të gjykojë shpërndarjen e biletave në bazë të ndonjë kriteri gjeografik.

Ndryshe nga finalja e vjetshme e zhvilluar në “Wembley” me 90 mijë spektatorë, ajo e sivjetshme do të ketë më pak bileta, pasi stadiumi i Benfikës ka një kapacitet prej 65 mijë spektatorësh.

Top Channel