Inter, Guarin: Vidic, lojtari që na duhej

08/03/2014 00:00

Fredy Guarin mendon se nënshkrimi me Nemanja Vidic do e ndihmojë shumë Interin gjatë sezonit të ardhshëm.

Mesfushori kolumbian i zikaltërve mendon se mbrojtësi serb i Manchester United do të sjellë eksperiencën e nevojshme në skuadrën e tij.

“Është një sinjal i fortë që na jep presidenti në kuadër të një projekti të ri. Në skuadër do të na bashkohet një kampion me shumë vite eksperiencë mbi supe si kapiten i një skuadre të madhe”, tha Guarin për ‘Tuttosport’.

“Prezenca e tij do të jetë shumë e rëndësishme për të rinjtë tanë. Vidic është pikërisht lojtari që na duhej ”, shtoi kolumbiani.

Top Channel