Rifillon kampionati ukrainas

06/03/2014 19:50

Federata Ukrainase e Futbolli vendosi që të aprovojë rifillimin e kampionatit, i ndërprerë për shkak të tensioneve politike dhe dhunës që përfshiu vendin gjatë javëve të fundit.

Pas ndërprerjes dimërore, kampionati duhet të rifillonte në datën 28 Shkurt, por data e re e nisjes së tij është përcaktuar 15 Marsi.

Shakhtar Donetsk, Dnipro dhe Chernomorets Odessa pritën të gjithë ndeshje të Europa League muajin e fundit, por ndeshja në shtëpi e Dinamo Kievit ndaj Valencias u zhvendos në Qipro.

Edhe kombëtarja ukrainase zhvilloi ditën e mërkurë një miqësore në tokë asnjëanëse. Djemtë e Mikhail Formenkos mposhtën SHBA-të, gjithashtu në Qipro me rezultatin 2-0.

Top Channel