Milani nuk është në shitje

06/03/2014 00:00

Fininvest ka përgënjeshtruar lajmin e shpërndarë nga agjensia Bloomberg se Berlusconi kërkon të shesë Milanin dhe se me këtë çështje po merret një bankë franceze (e njëjta bankë të cilës Moratti i besoi shitjen e Interit tek Thohir).

“Fininvest bën të ditur se zërat për shitjen e Milanit janë krejtësisht të pabaza”, lexohet në një komunikatë zyrtare.

Sipas agjensisë Bloomberg, Berlusconi i ka dhënë leje bankës Lazard për të vlerësuar çmimin në merkato të klubit dhe të kërkojë për subjekte të interesuara. Nga ana e saj, mendohet se banka franceze i ka dërguar materialet e nevojshme blerësve të mundshëm.

Por, Fininvest ka përgënjeshtruar shitjen e Milanit që sipas revistës Forbes ka një vlerë prej rreth 945 milionë dollarësh.

Top Channel