Inter, Thohir premton blerje të reja

06/03/2014 00:00

Presidenti i Interit, Erick Thohir, ka premtuar se do të sjellë tek Interi disa lojtarë të rinj gjatë merkatos së verës në përpjekje për të rinuar sa më shumë skuadrën zikaltër.

Klubi milanez siguroi shërbimet e Hernanes në merkaton e janarit, ndërsa ditën e mërkurë zyrtarizoi se ka arritur marrëveshjen me Nemanja Vidic për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, Thohir ka premtuar se Interi do të sjellë të tjerë lojtarë të mëdhenj në sezonin 2014-2015.

“Mund të sjellim edhe disa lojtarë të tjerë për sezonin e ardhshëm. Po mundohemi të ndërtojmë një ekip për vitet në vazhdim. Vitin tjetër mesatarja e moshës së skuadrës sonë do të jetë 26.5 vjeç”, tha presidenti për inter.it.

Pas sezonit të kaluar ku përfundoi në vend të nëntë në Serinë A, këtë sezon Interi renditet i pesti me 41 pikë të grumbulluara në 26 ndeshje.

Top Channel