" /> ">

City përgatit 200 mln euro për Messin

06/03/2014 18:50

Sipas “Euromericas Sport Marketing”, Leo Messi vlen më shumë se 400 milionë euro.

Një shifër astronomike, që ka bërë që të largohen prej tij të gjithë pretendentët e mundshëm në merkato.

Megjithatë, sipas “El Confidencial”, një skuadër e re po bëhet gati të bëjë marrëzira për argjentinasin.

Sipas “El Confidencial”, Manchester City po përgatit një ofertë prej 200 milionë eurosh, të cilën Barcelona nuk mund ta refuzojë, pasi barazon klauzolën e shitjes automatike për Messin.

Për të bindur argjentinasin, klubi anglez është i gatshëm që t’i ofrojë atij një pagë prej 25 milionë eurosh në sezon, pothuajse 10 milionë më shumë nga ajo që ai përfiton në “Camp Nou”.

Top Channel