Zyrtare, Vidiç tek Interi

05/03/2014 00:00

Nëpërmjet profilit të tij në Twitter, Interi ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin serb Nemanja Vidic për sezonin e ardhshëm.

32-vjeçari përfundon kontratën në 30 qershor 2014 me Manchester United dhe do të bashkohet me zikaltërit me kosto zero.

“Bëhet fjalë për një kampion të madh, një nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim”, ka deklaruar Erick Thohir, presidenti i Interit.

“Jam shumë i kënaqur për arritjen e marrëveshjes që do të sjellë Nemanjën në Milano. Karakteristikat e tij, eksperienca ndërkombëtare dhe karizma e liderit do të jenë thelbësore për rritjen e lojtarëve tanë më të rinj. Do të jetë një pjesë e rëndësishme për ndërtimin e një Interi të madh”, tha Thohir për inter.it.

Top Channel