Zbardhen detaje të tjera mbi vrasjen e dyfishtë në Laç, ku Altin Piroli
ekzekutoi të martën me armë zjarri vëllezërit Andrea dhe Endri Cara, 31 dhe 32
vjeç.

Sipas policisë, Pirolit i është gjetur një listë me emrat e 15 personave, mes të cilëve gjyqtarë dhe prokurorë të Kurbinit. “Dyshohet se Piroli kishte në plan t’i vriste”, bën të ditur policia. Autori në momentin që ka kryer vrasjen ka qenë i droguar dhe se vrasja është kryer nën efektin e drogës.

Një ditë më parë burime nga policia lokale konfirmuan se Piroli njihej si një person me probleme të rënda mendore. Të njëjtat burime thanë se Piroli gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se e konsideronte veten si Jezu Krishti.

Top Channel