Maradona: Messi mbetet më i miri

05/03/2014 00:00

Diego Armando Maradona ka deklaruar se Leo Messi “nuk ka nevojë të fitojë një Botëror për të treguar se është futbollisti më i mirë në planet”.

Në një intervistë për gazetën ‘La Nacion’, legjenda e futbollit argjentinas shprehu besimin se ylli i Barcelonës do të shkëlqejë në Botëror, por shtoi se Argjentina do e ketë të vështirë ndaj kombëtareve si Spanja, Gjermania dhe Brazili.

“Ky Botëror do të jetë një provë karakteri për Messin. Do të ketë mundësi të largojë dhimbjen që i ka mbetur në zemër nga eliminimi në vitin 2010. “Brazil 2014” mund të jetë hakmarrja e tij e madhe”, tha Maradona.

Maradona, i cili në Botërorin e vitit 2010 ishte trajner i Argjentinës, shtoi se Messi luajti shumë mirë në atë kompeticion.

“Zhvilloi një turne të jashtëzakonshëm dhe askush nuk e përmendi këtë pasi nuk shënoi gola. Falë eksperiencës që ka marrë në këto vite, Messi ka një mundësi shumë të mirë këtë vit. E mbaj mend si qau pasi na eliminoi Gjermania dhe unë i thashë që do të ketë shumë mundësi të tjera.”

Top Channel