Ronaldinho, këngë, kërcim dhe gjobë

04/03/2014 00:00

Ronaldinho u paraqit me vonesë në stërvitjen e së hënës pasi e kaloi natën e së dielës duke kënduar dhe festuar në karnavalet e Brazilit e për këtë arsye u gjobit nga Atletico Mineiro, klubi ku luan aktualisht.

33-vjeçari ishte një nga protagonistët e paradës në qytetin e Salvadorit, ku u ftua të shoqëronte muzikantin Edcity gjatë performancës së tij.

Ish-ylli i Barcelonës këndoi para mijëra personave e më pas u bashkua në kërcim me ta.

Në fund, kur pa se po fotografohej, u largua së bashku me një vajzë.

Top Channel